Kuvendi i vazhdon seancat e papërfunduara të shtatorit e tetorit

Kuvendi i Kosovës sot është paraparë të mbajë vazhdimin e seancës plenare, e ku në rend dite janë disa pika të pa përfunduara nga seancat plenare të 12 e 26 shtatorit, të 10 tetorit si dhe nga seancat e jashtëzakonshme të 16 dhe 24 tetorit. Seanca nis në orën 11:00.

Rendi i ditës i Kuvendit:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 12, 26 shtator dhe 10 tetor 2024:

-Votimi për emërimin e shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore;

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim;

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore;

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale;

-Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor;

-Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë;

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës;

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët;

-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës;

-Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile;

-Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore;

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete;

-Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore;

-Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028;

-Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH;

-Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës;

-Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës;

-Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend;

-Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë;

-Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116;

-Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022;

-Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022

-Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare;

-Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 11.10.2024:

-Votimi i Projekt-Rezolutës nga Debati Parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari – Lila me Milan Radojiçiç.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 14.10.2024:

Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati Parlamentar për mungesën e ushqimit në Ushtrinë e Republikës së Kosovës.

IV. Vazhdimi i Seancës së Jashtëzakonshme, të filluar më 16.10.2024:

Debat Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë

V. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 24.10.2024:

Votimi i Projekt-Rezolutës nga debati parlamentar për skandalet dhe keq menaxhimi në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Go to TOP