Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2026 me 33 vota për

Kuvendi Komunal i Prishtinës e ka miratuar buxhetin për vitin 2026 me 33 vota për, 8 kundër dhe asnjë abstenim, shkruan Kosova.info.

Miratimi erdhi pas debatit të gjatë mes partive politike, ku shumica e asamblistëve e përkrahën dokumentin financiar, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje votoi kundër, duke kritikuar përmbajtjen e buxhetit dhe mungesën e kryetarit Përparim Rama në seancë.

Buxheti parasheh mbi 150 milionë euro shpenzime, me theks të veçantë në investime kapitale dhe projekte zhvillimore për kryeqytetin./Kosova.info/

Go to TOP