Kuvendi i Kosovës me thirrje publike për brendim të logos

Kuvendi i Kosovës për herë të parë ka hapur thirrjen për brendimin e logos.

Në dokumentin e shpalljes së thirrjes specifikohen nëntë kritere të cilat konkurrentët duhet t’i plotësojnë, e që shprehja e funksionit dhe mandatit të Kuvendit është njëra nga to.

“Të jetë e veçantë, kreative, kualitative, profesionale dhe prezantuese…të jetë e dallueshme, t’i rezistojë kohës dhe të jetë e lehtë për t’u mbajtur në mend…”, janë disa nga kriteret tjera.

Vendit të parë do t’i dhurohet çmimi prej 7000 eurosh, vendi i dytë me 2000 euro, ndërkaq vendi i tretë me 1000 euro. /Kosova.info/

Go to TOP