Kuvendi dështon sërish me marrëveshjet ndërkombëtare dhe fertilizimin e asistuar – votohet statuti i ri i UP-së

Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës.

Kurse, kuvendi dështoi që t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e lëshoi seancën ku s’iu votua mocioni që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur.

Po ashtu, kuvendi dështoi ta miratonte sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.

Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk morën pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët bënë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës.

Kuvendi dështoi t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile, ku në votim morën pjesë vetëm 47 deputetë dhe projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore, ku morën pjesë vetëm 58 deputetë.

Go to TOP