Kushtëzimi i Francës për vizat, reagon Duda Balje

Duda Balje, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar pas raportimeve se Franca po kushtëzon liberalizimin e vizave me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS.

Këtë reagim deputetja e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku kujtuar kushtet dhe çështjet e ndryshme që u janë kërkuar deputetëve t’i votojnë në kuvend për liberalizimin e vizave, duke shtuar se në fund po vendosen kushte të reja.

“Hajde voto këto për liberalizimin e vizave, pastaj hajde këto, pastaj plotëso këtë kusht, pastaj këtë, dhe tani hajde kushti/kushtet e reja, hajde!!!”, ka thënë Balje.

Përndryshe, reagime në lidhje me këtë çështje kanë ardhur edhe nga vetë Bashkimi Evropian, ku një prej tyre ka qenë zyrtarja e BE-së, Kati Schneeberger, e cila ka thënë se diskriminimi ndaj Kosovës në lidhje me vizat po vazhdon edhe më tej.

“Gjithmonë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës në drejtim të liberalizimit të vizave. Këtë herë është ETIAS që do të lidhet me liberalizimin e vizave të Kosovës. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka thënë ajo.

Go to TOP