Kush e kërcënon Serbinë?

Serbia nuk po gjen qetësi përballë bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Presidenti Aleksandar Vuçiq e ka interpretuar këtë zhvillim si kërcënim dhe ka paralajmëruar rritje të armatimit si përgjigje.

Sipas analistëve, kjo retorikë lidhet më shumë me ndërtimin e një narrativi të brendshëm sesa me rreziqe reale.

Aleksandar Radiq thekson se synim i Vuçiqit është krijimi i imazhit të një shteti “nën rrethim”. /REL/

Go to TOP