Kusari-Lila: Kemi pritur dalje më të lartë në votime dhe përqindje më të lartë për LVV-në në Gjakovë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se rezultati për Gjakovën nuk ishte befasues për të.

Kusari-Lila në “Debat Plus” megjithatë thotë nuk kanë pritur këtë përqindje për LVV-në.

“Kemi pritur përqindje më të lartë duke llogaritur dalje më të lartë. Në Gjakovë në raundin e parë kemi pasur rreth 3 mijë votues më pak se katër vite më parë që e ka tregua ndoshta mungesën e energjizimit të elektoratit në votime”, tha ajo.

Ajo thotë se kandidimin për Gjakovën e bënë me krenari dhe përkushtim.

Kusari-Lila thotë se Komuna e Gjakovës është renditur shumë poshtë në raportin e performancës.

“Më duket se Komuna e Gjakovës është renditur e teta apo nënta në raportin e performancës”.

Në bazë të rezultateve preliminare nga KQZ, në Gjakovë do të ketë balotazh.

Ardian Gjini nga AAK ka ka dalë i pari duke marrë 46.00% të votave, derisa Mimiza Kusari-Lila nga LVV ka marrë 37.08% të votave.

Gjini i Kusari-Lila do të përballen në balotazh më 14 nëntor.

Go to TOP