Kosova

Kurtit i reagon njëri nga personat që i përmendi: Nuk jam ekstremist, veçanërisht jo mercenar rus

Njëri nga dy emrat që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i përmendi si persona me të kaluar kriminale dhe me pikëpamje ekstremiste i ka reaguar kreut të qeverisë, duke thënë se ai nuk ka qëndrime “pro-serbe”, por vetëm serbe.

Tutje, ai në reagimin e tij thotë se nuk i ka ofenduar me gjestet e tij policinë dhe as nuk ka mbajtur fjalime nxitëse që do të çonin në tensionim të situatës.