Kurti: Vuçiq e lansoi Ballkanin e Hapur kur BE i refuzoi Shqipërinë e Maqedoninë dhe kur VV fitoi zgjedhjet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli për Ballkanin e Hapur në Këshillin e Atlantikut, duke thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e lansoi këtë iniciativ në kohën kur BE-ja i refuzoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kurti tha se po ashtu Ballkani i Hapur ndodhi në kohën kur Lëvizja Vetëvendosje kishte fituar zgjedhjet për herë të parë, e që sipas tij, në atë kohë po bëheshin ndryshime të mëdha demokratike në Kosovë.

“Ballkani i Hapur ka lindur në tetor të vitit 2019, kur partia ime, VV-ja kishte fituar për herë të parë zgjedhjet,. Dhe kur u bë e qartë se BE-ja nuk do të hapte negociatat për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, në atë moment kohor, filloi një iniciativë e Novi Sadit, ku presidenti serb kishte ftuar presidentin Zaev dhe kryeministrin Rama, duke u thënë që Evropa nuk po ju do, por i keni dyert e hapura për vendin tim, pra ai e shfrytëzoi hidhërimin e Tiranës dhe Shkupit, me iniciativën e shkaktuar në Novi Sad në një kohë kur në Kosovë po bëheshin ndryshime të mëdha demokratike”, tha ai.

Tutje, ai shtoi se Kosova është skeptik sa i përket Ballkanit të Hapur, për arsye se Serbia nuk është e hapur për Kosovën.

“Unë e kam takuar tri herë dhe nuk ka nevojë të takohet më shpesh, Është shumë lehtë të kuptohet nëse qëllimet e tij janë të sinqerta. Serbia nuk është e hapur për Kosovën, nuk i njeh dokumentet tona. Nëse duan që Ballkani të jetë i Hapur, duhet që Serbia të hapet për Kosovën, që nuk ndodh.

Ballkani është i hapur për BE-në dhe Nato’n, por Serbia është e hapur edhe për Federatën Ruse edhe për Kinën, dhe dëshiron që edhe vendet e tjera të jenë të hapura ashtu sic është vetë e hapur, mu për këtë jemi skeptik për Balkkanin e Hapur, sepse është i hapur për diçka që Serbia është e hapur, ndërsa Serbia nuk hapet për Kosovën”, tha Kurti sipas përkthimit të televizionit publik.

Go to TOP