Kurti udhëton për vizitë zyrtare në Austri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Austri.

Sipas komunikatës, gjatë vizitës dy-ditore, mes tjerash, ai do të pritet në takim nga Kancelari i Republikës Federale të Austrisë, Christian Stocker, si dhe do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës (Vienna Economic Forum).

Go to TOP