Kurti thotë se pas certifikimit të rezultateve do t’i fillojë “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se do të presë certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit për të nisur më pas “menjëherë” komunikimet për formimin e institucioneve të reja.
“Porsa të certifikohet rezultati, fillojmë komunikimet menjëherë”, tha Kurti për gazetarët.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit ta bëjë deri më 6 korrik.
Sipas Kushtetutës së vendit, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga data e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve.
