Hodhën bërllokun ku s’duhet, 400 euro gjobë për dy raste në Prishtinë

Inspektorati i Prishtinës, sipas njoftimit nga komuna, ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhje të parregullt të mbeturinave.

Sipas njoftimit, 200 euro gjobë ishin për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa rasti tjetër ishte gjobë ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

“Apelojmë te qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së Kryeqytetit. Inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë”, thuhet në njoftim.

Go to TOP