Kurti takon disa ambasadorë, kërkon mbështetje për anëtarësim në KiE

Pas takimit që ka zhvilluar me përfaqësuesit e QUINT-it, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar edhe një takim me ambasadorët e katër shteteve të tjera të akredituara në vendin tonë, atë të Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës nga të cilët ka kërkuar mbështetje të mëtejshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Pas takimit me ambasadorët e QUINT-it dhe BE-së, u takova edhe me ambasadorët Holandës, Belgjikës, Suedisë dhe Finlandës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e tyre të bazuar në vlerë dhe të pakushtëzuar gjatë gjithë procesit të anëtarësimit dhe në përputhje me Asamblenë Parlamentare e KiE-së”, ka shkruar Kurti në platformën X. /Kosova.info/

Go to TOP