Kurti: Serbia dëshmon se nuk synon marrëdhënie fqinjësore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ndalimit për disa orë të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agusholli, nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas Kurtit, ky veprim është edhe një provë e qartë se Serbia nuk synon e as dëshiron marrëdhënie normale dhe fqinjësore me Republikën e Kosovës.

“Ndalimi i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gramos Agushollit, nga autoritetet e shtetit serb në pikën kufitare në Merdarë për orë të tëra është prova e radhës. Praktika të tilla që përdoren në vazhdimësi me qëllim keqtrajtimin dhe frikësimin e qytetarëve tanë duhet të dënohen zëshëm dhe njëzëri edhe nga komuniteti ndërkombëtar,” deklaroi Kurti.

Ai përgëzoi institucionet e Kosovës dhe shtetet partnere për reagimin e shpejtë dhe të suksesshëm që çoi në lirimin e Agushollit.

Në fund, Kurti i uroi Gramos Agushollit qëndrim të mbarë në Lubjanë, ku ai ishte nisur për të udhëtuar. /Kosova.info/


Go to TOP