Kurti: Punë të mira po na presin në çdo sektor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmbledhur projektet që janë në zhvillim e sipër nga qeveria që ai drejton.

Kryeministri Kurti, në një video të postuar në Facebook, ka prezantuar përurimin e departamentit të prodhimeve të dokumenteve, qendrën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, kampusin e ri të universitetit “Isa Boletini”, transformimin e gjinekologjisë, si dhe punën në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

“Ditët me shumë aktivitete e javë dinamike. Punë intensive po zhvillohen gjithandej vendit disa prej të cilave i përuruam dhe vizituam javën që po e lëmë pas. Punë të mira e ndryshime të thella na presin në çdo sektor”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP