Kurti pritet nga Erdogan në kompleksin presidencial në Ankara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pritur me një ceremoni zyrtare në kompleksin presidencial, në Ankara, nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, raporton Anadolu.

Kurti dhe Erdogan do të zhvillojnë një takim kokë më kokë dhe, më pas, do të udhëheqin takimin e delegacioneve midis dy vendeve.

Kryeministri kosovar po qëndron për një vizitë zyrtare në Ankara, ku, sipas paralajmërimeve, do të pritet në takim edhe nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, shkruan agjencia turke.

Më vonë, Kurti do të udhëtojë në Stamboll, ku do të marrë pjesë në forumin e parë ekonomik të bizneseve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar midis dy vendeve. /Kosova.info/

Go to TOP