Kurti për ngushëllime në Vushtrri, përkujton aktivistin Agim Vatovci

Gjatë vizitës për ngushëllime, Kurti theksoi se Agim Vatovci ishte njëri ndër shembujt më të mirë të aktivizmit qytetar dhe avokues i madh i të të drejtave të njeriut si dhe shprehu mirënjohje për gjithë punën dhe përkushtimin e Agim Vatovcit ndaj shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.

“Me ndarjen fizike prej nesh, populli ynë dhe shoqëria jonë ka mbetur pa një aktivist të jashtëzakonshëm të të drejtave sociale dhe të përparimit qytetar. Agim Vatovci ishte gjallëria e njeriut të pandalshëm. E kujtojmë me nderim dhe pikëllim”, shkroi kryeministri Kurti në librin e zisë në përfundim të vizitës për ngushëllime. /Kosova.info/

Go to TOP