Kurti për Asociacionin: Kurrë nuk do të lejojë autonomi territoriale, s’ka kompetenca ekzekutive

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti po raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Kurti ka vazhduar të insistojë se  as me aneksin e marrëveshjes në Ohër e as me marrëveshjen për normalizim në Bruksel, Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ai ka thënë se për këtë kanë marrë garanci të të forta nga BE-ja e nga ShBA-ja, por që ai si kryeministër nuk do të lejojë kurrë të këtë autonomi territorial.

“….Nuk do të ketë kompetenca ekzekutive e as dalje nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duhet të shmangim çfarëdo që i ngjanë Bosnjës

“Unë kurrë, e përsëris, kurrë nuk do të konsideroj asnjë model të autonomisë territoriale, megjithëse marrëveshjet e mëparshme të Brukselit janë mbështetur shumë në territorialitetin si një element qendror. Tash duhet të kalojmë nga standardet e Daçiqit e Vuçiqit të vitit 2013 dhe 2015 në ato të Këshillit të Evropës e sistemit demokratik të BE-së të bazuar në qytetarin”, u shpreh Kurti

Sipas Kurtit me marrëveshjen e arritur Serbia nuk duhet të bllokojë Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ai ka thënë se kjo është njohje defakto dhe me status të pakthyer.

Ka shtuar se të gjitha këto detyrime tashmë janë në fuqi dhe po mbikëqyren nga Bashkimi Evropian.

“Shtetet që bashkëpunojnë do të marrin nxitje në anëtarësimin në BE dhe mbështetje financiare nga BE. Meqenëse nuk ka shkallë të duhur të besimit, do të thosha se ka shkallë të lartë të mosbesimit. Nuk mund të kemi zbatime të njëanshme të marrëveshjes. Kosova i ka obligimet e veta ligjore, unë kam kundërshtuar për disa marrëveshje në të kaluarën dhe po vazhdoj të punoj për një rezultat më të mirë”, ka thënë ai.

Go to TOP