Krasniqi për Kurtin: E pranoi marrëveshjen me Serbinë në shtëpinë e kasapit të shqiptarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka hedhur kritika ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se dialogu Kosovë-Serbi ka degraduar, pasi nuk po arrihet një marrëveshje me njohje reciproke ndaj të dyja vendeve dhe i njëjti proces është zhvendosur rrjedhimisht në vetë-menaxhimin e serbëve.

Ai u shpreh se pyetja e parë që duhet t’i adresohet kryeministrit është “çka ka çka s’ka”, duke pyetur se “a ka zajednicë apo asociacion”.

Deputeti opozitar u shpreh në Kuvendin e Kosovës se me fjalinë e mbrëmshme ku e pranoi se ekziston Asociacioni brenda planit evropian, Kurti e ka përmbysur jetën e tij politike.

“Pasi, po ka asociacion, ka pasur sa herë që ky ka thëne se nuk ka asociacion. Loja me fjalë e ka afatin e skadimit, fjalët skadojnë atëherë kur duhet të fillojnë të ndërmerren veprimet”, shtoi Krasniqi.

Sipas tij, Kurti i ka marrë veprimet për ironi të fatit të Kosovës “fatkeqësisht në vilën e Josip Broz Titos”, duke iu referuar marrëveshjes dhe takimit të së shtunës në Ohër të Maqedonisë Veriore.

Ai tha se Kurti “në shtëpinë e kasapit të shqiptarëve i ka pranuar ato që ka thënë se nuk do t’i pranojë kurrë”.

“Kurti ka bërë tradhti ndaj votuesve të vet, militantëve të vet. Jo veç asociacion, ka rrezikuar edhe me iu dhënë autonomi politike serbëve të Kosovës”, shtoi ligjvënësi opozitar.

Go to TOP