Kurti nga Shtërpca: Po marshojmë sigurt kah fitorja e 9 shkurtit

Kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër Albin Kurti ditën e katërt të fushatës elektorale e ka nisur në Firajë të Shtërpcës ku zhvilloi takim me qytetarët e kësaj ane.

Ai ka falënderuar të pranishmit, duke e quajtur këtë ditë si ditë të madhe.

“Po marshojmë sigurt, drejt, cep më cep  Republikës tonë dhe në komunën e Shtërpcës kah fitorja e 9 shkurtit e numrit 118 me 500 mijë zemra”, tha para tyre kreu i Vetëvendosjes.

Kurti premtoi se Qeveria, në bashkëpunim me qeverisjen lokale, do të investojë për ta rikthyer këtë institucion në një hapësirë dinjitoze për aktivitete kulturore.

Në Brezovicë, ai kujtoi, që do të investohen rreth 500 milionë euro për përmirësimin e kushteve të turizmit, duke e kthyer këtë zonë në një destinacion të zhvilluar dhe atraktiv.

Kurse, Arbërie Nagavci tha se përkrahja e madhe dhe emocionet që po përjetohen kudo në Kosovë, përfshirë Shtërpcën, janë dëshmi e qartë e punës dhe parimeve të Qeverisë Kurti 2.

Të pranishëm në këtë aktivitet parazgjedhor ishin edhe kandidatë për deputetë në listën e Vetëvendosjes.


Go to TOP