Kurti: Ndërtimi i paqes kërkon bashkëpunim të organizuar mes qytetarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka vizituar organizatën WOMEN’STEC e cila merret me trajnime për gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve.

Kurti ka thënë se ndërtimi i paqes kërkon jo vetëm diplomaci shtetërore, por bashkëpunim të organizuar mes qytetarëve të thjeshtë.

“Një vizitë frymëzuese në WOMEN’STEC, e cila ofron hapësira të sigurta dhe trajnime për gratë dhe vajzat e të gjitha komuniteteve. Iniciativat si e WOMEN’STEC janë jetike, sepse ndërtimi i paqes kërkon jo vetëm diplomaci shtetërore, por bashkëpunim të organizuar mes qytetarëve të thjeshtë”, ka shkruar Kurti në platformën “X”. /Kosova.info/

Go to TOP