Kurti e Çeku mirëpresin antropologen që po organizon ‘Kosova Ethno-Tour`

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ajo po zhvillon një tur rreth Kosovës përmes iniciativës “Kosova Ethno-Tour”. 

Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peizazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe. 

Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj. 

Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë. /Kosova.info/

Go to TOP