Kurti: Leci punoi ditë e natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve

Në varrezat e fshatit Barilevë janë bërë homazhe përkujtimore në nderim të 26-vjetorit të rënies heroike të veprimtarit dhe humanistit Xhevdet Leci.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në shenjë nderimi për kontributin e Lecit në shërbim të çështjes kombëtare dhe humanizmit.

“Jemi këtu për të nderuar rënien e tij para 26 viteve në përballje me Serbinë. Xhevdet Leci, gjatë viteve të ’90-ta, punoi ditë e natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve dhe të drejtave të njeriut. Ishte një patriot edhe humanist, dhe në të njëjtën kohë përkrahte rezistencën e popullit tonë,” ka thënë Kurti.

Edhe qytetarët, familjarët, miqtë e bashkëveprimtarët morën pjesë në këtë ngjarje përkujtimore, për të nderuar kujtimin dhe veprën e tij.


Go to TOP