Leoni XIV mban lotët ndërsa merr unazën e Papës

Papa Leoni XIV përmbahu lotët gjatë meshës së tij të inaugurimit, ndërsa iu dorëzua unaza që shënoi zyrtarisht fillimin e papatit të tij.

Papa dukej se po mbetej pa frymë ndërsa Kardinali Luigi Tagle i vuri Unazën e Peshkatarit në gisht përpara turmës prej rreth 250,000 vetash të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Udhëheqës botërorë udhëtuan nga e gjithë bota për të dëshmuar momentin historik, midis tyre Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas, dhe JD Vance, Zëvendëspresidenti amerikan, në takimin e tyre të parë që nga një përplasje e zjarrtë në Zyrën Ovale në shkurt.

Duke i dhënë tonin papatit të tij, Papa Leoni  foli në mbrojtje të klimës dhe të varfërve.

“Në këtë kohë, ne ende shohim shumë mosmarrëveshje, shumë plagë të shkaktuara nga urrejtja, dhuna, paragjykimet, frika nga ndryshimi dhe një paradigmë ekonomike që shfrytëzon burimet e Tokës dhe margjinalizon më të varfrit”, tha ai.

Unaza e Peshkatarit vërteton rolin e Papës si udhëheqësi i 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën dhe u emërua për nder të Shën Pjetrit, papës së parë, i cili ishte peshkatar me zanat.

Papa Leo XIV bëri turin e tij të parë në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën në papamobilin e tij, duke përshëndetur dhjetëra mijëra pelegrinë dhe dashamirës përpara meshës së inaugurimit të tij.

1


Go to TOP