Kurti: Kemi nevojë për NATO-n – s’do t’i lejojmë grupet terroriste për ta destabilizuar vendin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për nevojën e trupave të NATO-s në Kosovë, pasi sipas tij, kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe kohëve të fundit ka forcuar kapacitetet e saja.

Kurti tha se ushtria serbe ka forcuar kapacitet e saj me pajisje të marra nga Rusia dhe Kina, teksa shtoi se e rëndësishme është që të forcohet ushtria e Kosovës.

“Është shumë e rëndësishme që ushtria jonë të forcohet, që policia jonë të jetë shumë prezente në veri, por edhe ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë së Kosovës me NATO-n, ushtarët e KFOR-it”, tha Kurti për AP.

Më tej, ai tha se Vuçiqi ëhstë në kërkim të një makine kohe me veprimet terroriste e kriminale, pasi sipas tij, ai po do të kthehet në vitet e 90-ta, por sipas Kurtit, kjo nuk do të ndodhë.

“Ne jemi një vend evropian me orientim perëndimor, shtet demokratik që nuk do t’i lejojmë këto grupe të kenë asnjë shans për të destabilizuar vendin tonë dhe për të rrezikuar kushtetutshmërinë tonë”, tha Kurti

Go to TOP