Kurti: Hajrulla Çeku është kandidati më i mirë që Prishtina ka pasur ndonjëherë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vlerësuar lart paraqitjen e kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, në debatin e mbrëmshëm zgjedhor.
Përmes një reagimi publik, Kurti e ka cilësuar Çekun si kandidatin më të mirë që kryeqyteti ka pasur ndonjëherë.
“Paraqitja fantastike sonte e Hajrulla Çekut, e vërteton se ai është kandidati më i mirë për kryetar që Prishtina e ka pasur ndonjëherë. Shumë suksese e na priftë e mbara, Hajro!”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/
