Kurti e Sir Chakrabarti diskutuan për anëtarësimin e Kosovës në BERZh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur presidentin e BERZh-it, Sir Sumantra Chakrabarti, dhe shefen e ODI-së, Sara Pantuliano, të cilët kanë ardhur për vizitë në Kosovë për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Kurti, përmes platformës ‘X’, ka bërë të ditur takimin e tij me Sir Sumantra Chakrabarti dhe Sara Pantulianon me të cilët ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në BERZh, për progresin demokratik dhe ekonomik të vendit që nga çlirimi e këndej.

“Kënaqësi e madhe për të mirëpritur presidentin e BERZh-it për Kosovën, Sir Sumantra Chakrabarti, si dhe shefen e ODI-së, SaraPantuliano, të cilët këtë javë kanë udhëtuar në Prishtinë për nder të 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës. Gjatë një dreke të kuzhinës sonë tradicionale, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në BERZh në fillim të mandatit të Sir Suma, si president; progresi ynë i shquar ekonomik dhe demokratik që nga çlirimi, veçanërisht gjatë viteve të fundit; puna e shtrirë dhe e avancuar e ODI në të gjithë Evropën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Mezi presim të mbajmë kontakte në vazhdim”, ka shkruar Kurti. /Kosova.info/

Go to TOP