Kurti e pret në Zyrë Lajçakun pasi ia dhuroi një sukses si ndërmjetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta presë sot në zyrën e tij në Qeverinë e Kosovës, emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak. Ky takim vjen pas dhuratës që Kurti ia bëri emisarit sllovak ditë më parë në Bruksel, duke pranuar marrëveshjen me Serbinë për çështjen e energjisë, të cilën Kurti si opozitar e kishte kundërshtuar ashpër në vitin 2015 kur e njëjta ishte nënshkruar nga Isa Mustafa si kryetar qeverie.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sot me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Takimi është bërë i ditur nga Zyra për Media e kryeministrisë dhe do të mbahet në 14:30 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajčák”, thuhet në njoftim.

Përfaqësuesi Special i BE-së e ka nisur sot vizitën e tij tre ditore në Kosovë, ku do të takohet edhe me krerët e partive opozitare, derisa pritet të vizitojë Prizrenin dhe veriun e Mitrovicës

Go to TOP