Kurti e nis mbledhjen e Qeverisë me mirënjohje për Kroacinë

Kryeministri Albin Kurti e ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dalë në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi të dielën në Slavonski Brod.

Kurti gjithashtu iu shprehu ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve, derisa premtoi se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shprehu ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”.

Gjatë ditës së sotme kanë arritur në Kosovë tetë nga dhjetë trupat e pajetë të viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci, derisa varrimi i tyre do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

10 persona kanë vdekur dhe rreth 40 të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik të autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë, që ndodhi mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë.

Go to TOP