Kurti e Jovanoviq biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim politikanin liberal nga Serbia, Çedomir Jovanoviq.

Kurti e Jovanoviq kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Serbi dhe raportet ndërmjet dy vendeve, njofton Kryeministria.

“Gjithashtu folën për nevojën e fuqizimit të sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e demokratizimit të shoqërive dhe institucioneve, pluralizmit politik, respektimit të të drejtave të njeriut dhe të pakicave kombëtare si garant të paqes dhe sigurisë në gjithë rajonin”, thuhet në njoftim.​

Go to TOP