Kurti: Diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të filluar vizitën e tij të parë zyrtare në Irlandë, ka takuar dhe bashkëbiseduar me mërgatën në këtë vend.

Në njoftimin për media nga qeveria e vendit thuhet se ky takim me diasporën tonë atje, u karakterizua nga diskutime për shtetin tonë, për të tashmen e të ardhmen.

Kryeministri Kurti theksoi se diaspora jonë janë ambasadorët tanë më të mirë, që shpërfaqin atë se çfarë përfaqëson Kosova, vlerat unike dhe zellin e punës.

Po ashtu në njoftim thuhet se në këtë takim u trajtuan në hollësi programet, planet e objektivat e Qeverisë, të cilat synojnë kthimin e trurit dhe bashkatdhetarëve tanë në atdhe.

“Diaspora ka kontribuar e vijon të kontribuojë për Kosovën, dhe si Qeveri e kemi obligim që ta vendosim mërgatën në pozicion më të volitshëm e të eksplorojmë format e mundësitë për bashkëpunim”, u ka thënë Kurti duke përmendur mes shumë iniciativash edhe Fondin Sovran.

Duke shprehur ngazëllimin e mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit, për diasporën tonë dhe për dashurinë e tyre për Kosovën, kryeministri Kurti i falënderoi ata për bisedat e frytshme e produktive. /Kosova.info/

Go to TOP