Kurti dhe Mehaj bisedojnë me ushtarët e FSK-së që janë në mision në Lindjen e Mesme

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrotjes, Armend Mehajn, kanë komunikuar virtualisht me kontingjentin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që është duke i shërbyer paqes dhe sigurisë globale, në kuadër të operacionit shumëkombësh “Inherent Resolve” në Lindjen e Mesme.

“Nga oficerët dhe nënoficerët tanë, që janë duke operuar në kuadër të njësive të ushtrisë amerikane, major Mentor Ibrahimi, kapiten Kreshnik Haxhiu, toger Dhurim Shemsedini, tetar Hyjnor Lajqi, ushtar i klasit të parë, Mehmet Mehmeti, u njoftova për detyrat dhe angazhimet e tyre atje”.

“Ishte mbresëlënës dhe i admirueshëm motivi i lartë i ushtarakëve të FSK-së, për të përfaqësuar në nivelin më të lartë ushtrinë tonë dhe Republikën e Kosovës. Ushtarakët tanë thanë se janë krenarë me besimin që u është dhënë për të shërbyer si pjesëtarë të misionit paqeruajtës dhe u shprehën të kënaqur me mbështetjen e Qeverisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për ta”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Go to TOP