Kurti dënon sulmim e Iranit ndaj Izraelit: Akt i paprecedentë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar të dielën sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duk e konsideruar këtë si akt të paprecedent që përbën rrezik për gjithë rajonin.

“Unë dënoj sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit. Ky akt i paprecedentë përbën një rrezik të madh për destabilizimin e të gjithë rajonit. Tani, më shumë se kurrë, bota duhet t’i japë përparësi përfundimit të armiqësive dhe nxitjes së paqes së qëndrueshme”, ka shkruar kryeministri Kurti në rrjetin social X. /Kosova.info/

Go to TOP