Kurtha e Albinit
Shkruan: Besim XANI
Polarizimi i shoqërisë nga Albin Kurti dhe roli i tij si viktimë e ka nda shoqërinë, e ka përçarë edhe brenda Kosovës edhe e ka futur në konflikt me diasporën! Ardhja e tyre ka qenë betejë që ti dalim të vetmuarit në ndihmë pra Albin Kurtit, kjo është mjeshtëria e Kurtit është shumë interesante, është njohësi më i mirë i filozofisë së popullit, flet shumë pak para popullit ,flet me gjuhë edhe më të ulët se të popullit, që të kuptohet edhe nga analfabeti që nuk di të shkruaj dhe nga akademiku, nuk ka program, por ka aftësi ta bind popullin se unë jam “shpëtimtari i juaj” rrezatimi i tij ka një profeci jo të një lideri të zakonshëm dhe populli shndërrohet në besimtar jo në elektorat! Sepse ky ndez emocione te masa dhe e mbyt arsyen dhe ku ka emocion nuk ka logjikë, kjo është formula e tij politike që askush se ka kuptuar pse e gravitoj ky 50% të popullit pa program… “Çdo i vetmuar duket simpatik” thotë Kadare, kështu që Kurti ka arritur të luaj rolin e të vetmuarit. Vetëm analistat dhe opozita po më pengojnë që këtë popull të varfër do ta shpëtoj, ky ka operuar jo me program vetëm me dy fjalë “populli” dhe “do ta shpëtoj vendin nga shkatërrimi”, Karl Poper filozof austriak thotë: “Komunizmi në teori duket parajsë, kurse në realitet bëhet ferr”, Kurti para popullit me fjalorin e tij ka tingëlluar se “unë do t’ua bëj jetën parajsë” me ide komuniste, sepse idetë komuniste janë shumë të ëmbla çdo kush i përqafon menjëherë por porsa të bie në realitet ai tanimë bëhet i ashpër, e mbyt mendimin e lirë, por njeriu kur është në gjendje emocionale nuk e sheh këtë rrezik, as populli ynë se ka parë këtë rrezik. Tani edhe me diasporë kjo votë nuk ka të bëjë me logjikë, me program, është votë emocionale, kundër të gjithëve. Vetëm për ta shpëtuar Kurtin, Kurti e ka përdor edhe një logjikë të Hitlerit, ai thotë: “harresa e popullit është e tmerrshme, duhet çdo ditë ekspozim para popullit” këtë e ka bërë Kurti me 3 minuta nga armata e tij teknologjike dhe çdo kush e ka ndier këtë frymë të Kurtit, populli nuk dëgjon as lexon program. Liderët opozitar nuk kanë lider karizmatikë vetëm profesional, kurse Kurti nuk ke profesional, por e patë karizmën që një lider nuk bën pa të, këtë nuk po e kuptojnë partitë politike, kjo është arsyeja e VV jo programi! Operimi me ide komuniste dhe i kapshëm edhe për analfabetë asgjë tjetër, tani ku të gjejmë lider karizmatikë? Vështirë është, ata janë të rrallë mund të jesh akademik por jo karizmatik! Karizmatika është aftësi me bind popullin se unë do t’ju siguroj mirëqenie, Kurti e pat këtë cilësi opozitarët jo! Opozita e patë programin por nuk patën liderë karizmatik, e votat i merr lideri karizmatik që zgjon emocion të populli dhe jo ai që ka program më të mirë dhe këto zgjedhje e konfirmuan këtë që thashë.
