Kurt vizitë zyrtare në Irlandë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar nga Mbretëria e Bashkuar për në Dublin të Irlandës. 

Në kryeqytetin e Irlandës, kryeministri Kurti do të pritet dhe takohet me Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar. 

Gjatë qëndrimit atje, kryeministri Kurti po ashtu do të zhvillojë edhe disa takime tjera zyrtare dhe do të mbajë takimin e tij të parë me mërgatën e Kosovës në Irlandë. /Kosova.info/

Go to TOP