Kupa e Kosovës, sot mësohen finalistët

Sot pasdite do të luhen dy ndeshjet kthyese në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Padyshim se sfida kryesore do të zhvillohet në Gjilan, ku përballen rivalët e vjetër, Drita dhe Prishtina.

Dueli i parë mes këtyre dy skuadrave më nam në vendin tonë, i zhvilluar në Lipjan ishte mbyllur baras 0-0, derisa sot në Gjilan që të dyja do ta synojnë fitoren dhe kualifikimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, e më pas edhe triumfin që siguron daljen në garat evropiane.

Ndeshje joshëse pritet të luhet edhe gjysmëfinalen tjetër, ku do të ballafaqohen Ballkani dhe Suhareka, një derbi i skuadrave nga i njëjti qytet. Ndeshjen e parë të zhvilluar e kanë fituar kampionët në fuqi të Superligës me rezultat 0-1.

Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 15:00. 

Go to TOP