Kundërshtarët e ekipeve shqiptare në UEFA Conference League
Nga ekipet kosovare, është i vetmi që deri tash ka arritur dy fitore.
Ndonëse në debutim, Dukagjini fitoi të dyja ndeshjet ndaj Europa FC, edhe në Kosovë edhe në Gjibraltar, 5 me 3 në total.
Tash Dukagjini në çerekfinalet e kualifikimeve të Conference League do të takohet me ekipin kroat Rijeka.
Ndonëse të parën e fitoi edhe Ballkani, gjithçka u kthye përmbys ndaj Ludogorets në Champions, ndërsa pas eliminimit aty, ekipi kampion i Kosovës vazhdon në të njëjtën fazë si Dukagjini në Conference League, ndërsa për kundërshtar e ka ekipin Larne nga Irlanda e Veriut.
Gjilani është eliminuar, ndërsa Drita akoma nuk ka luajtur, e që përballë ka ekipin e famshëm Viktoria Plzen.
Partizani është eliminuar nga Bate Borisov nga kualifikimet e Champions, ndërsa rrugën e vazhdon në Konferencë me Atletic Escaldes nga Andora.
Struga u eliminua nga Zalgiris në Champions, kurse në Konferencë do t’i matë forcat me fqinjin Buduqnost.
Tirana ka kaluar fazën e parë të Konferencës duke fituar ndaj gjeorgjianëve të Dinamos, e në fazën tjetër e pret punë e vështirë ndaj turqve të Besiktas.
E fundit, apo ekipi i shtatë nga skuadrat shqiptare që kaloi fazë është Shkupi, që fillimisht eliminoi Hegelman nga Lituania për t’u takuar më pas me Levski Sofia nga Bullgaria.
