Aksion kundër drogës në rajon të Dukagjinit, disa të arrestuar

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës nën udhëheqjen e Prokurorisë së Pejës janë duke zhvilluar një aksion të gjerë anti-drogë në zonën e Dukagjinit.

Të paktën shtatë persona janë prangosur deri më tani.

Gjatë këtij aksioni është duke u bërë bastisja e disa lokacioneve, teksa janë sekuestruar edhe prova të ndryshme materiale.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, i cili ka bërë të ditur se aksioni është duke vazhduar.

“Aksioni ka nisur në mëngjes dhe është duke vazhduar ende”, ka thënë ai.

Go to TOP