Kryeziu: Qeverisja e mirë nuk mjafton – PDK tregoi se besnikëria ndaj klaneve vlen më shumë se suksesi

Analisti dhe njohësi i çështjeve politike, Ismet Kryeziu, ka reaguar pas vendimit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për të mos e kandiduar më Ramiz Lladrovcin për një mandat të ri në krye të Komunës së Drenasit. Sipas Kryeziut, ky vendim dëshmon një parim të pashkruar në politikën kosovare – që qeverisja e mirë, sado e suksesshme të jetë, nuk garanton përkrahje nga partia nëse nuk ushqehen interesat e brendshme.

“PDK na kujtoi një parim të politikës së pashkruar, qeverisja e mirë është e rëndësishme, por nuk të garanton mbështetje nga partia”, deklaron Kryeziu.

Ai përmend se Lladrovci, ndonëse është vlerësuar publikisht si njëri ndër kryetarët më të suksesshëm në nivel lokal, është lënë jashtë garës sepse, sipas tij, nuk u ka shërbyer me zell klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë.

“Ramiz Lladrovci mund të jetë kryetar i suksesshëm, madje edhe i shpallur si më i miri – por nëse nuk u ka shërbyer me zell klaneve dhe grupeve të interesit brenda partisë, i ka ardhur koha të largohet,” shkruan Kryeziu.


Go to TOP