Kryeziu: Kushtetuesja e ka sqaruar plotësisht procedurën e konstituivit të Kuvendit

Ismet Kryeziu nga KDI-ja ka deklaruar se interpretimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e qartëson zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb dhe, për rrjedhojë, e ka sqaruar në mënyrë të plotë procedurën e konstituivit të Kuvendit.

Po ashtu, ai theksoi se mbetet në pritje përgjigjja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatin kushtetues 30-ditor për konstituiv dhe pasojat në rast të mosrespektimit të këtij afati.

Sipas Kryeziut, pas këtyre sqarimeve kushtetuese, rruga për përmbylljen e konstituivit të Kuvendit është e qartë dhe nuk ka më vend për interpretime politike. Ndërsa, pas konstituivit të Kuvendit, prioritet i domosdoshëm duhet të jetë ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, në mënyrë që të amendamentohen qartë procedurat dhe të parandalohet çdo bllokadë institucionale në të ardhmen. /Kosova.info/

Go to TOP