Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë: Do të mundohemi të forcojmë procesin e dialogut

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, ka thënë se e mbështesin procesin e dialogut.

Ajo, në një konferencë për media pas takimit me homologun kosovar, Glauk Konjufca, theksoi se dialogu është e vetmja rrugë përpara.

“Sllovenia e ka njohur Kosovën, sa i përket Sllovenisë jeni një vend i pavarur, kjo është ku ne jemi duke e ndërtuar raportin tonë në të ardhmen”.

“Po kjo mund të ndihmojë nëse të dyja vendet e njohin njëra-tjetrën, do të ketë këtë reciprocitet me njohjen e tyre, dëshirojmë të shohim që ndikimi ynë të jetë pozitiv në këtë drejtim, kjo do të ishte shumë e mirëseardhur për përparimin e dy të vendeve”.

“Sllovenia do të mundohet të forcojë procesin dialogun”, ka thënë Klakoçar-Zupançiq.

Go to TOP