Kontrata më e madhe në histori të NBA-së, 314 milionë për pesë vjet

Muaji i shkuar ishte i pasur për zemrën e Jayson Tatumit, e ky i tanishmi për xhepin e tij.

Ylli i Boston Celtics në qershor arriti të shpallej kampion i NBA-së pas triumfit 4:1 me ndeshje ndaj Dallas Mavericksave.

Ndërkaq, në korrik ai u bë lojtari më i paguar në histori të NBA-së, me 314 milionë dollarë për pesë sezone. Kështu, atij i bie të paguhet 62.8 milionë dollarë për stinor.

26-vjeçari është pesë herë All-Star, dhe katër herë i zgjedhur në formacionin e NBA-së.

Para tij, më i paguari kishte qenë Nikola Jokiqi nga Denver Nuggetsat, me kontratë 254 milionëshe për pesë vjet.

Go to TOP