Zhvillohen ndeshjet e javës së fundit të stinorit pranveror në superligën e meshkujve dhe të femrave

Të dielen, në Prishtinë zhvillohet java e katërt, e fundit, e stinorit pranveror për Superligën e femrave dhe meshkujve.

Për xhiron e fundit është rezervuar derbi i dy të parëve nga viti i kaluar, Lidhjes së Prizrenit dhe Pripingut.

Paysera Dardania dhe Prishtina janë protagonistë të derbit të kryeqytetit, kurse Liria do ta ketë mundësinë që të ngritet edhe më lart në renditje pasi ndeshet me ekipin Ahmet Hoxha që nuk ka asnjë fitore.

Dueli ndërmjet Gani Malokut dhe Shkolla Prizrenit do të jetë i vlefshëm për pozitën e 6-të që eviton rënien nga Liga.  

Superliga e Kosovës 2024 – Meshkujt
Xhiro 7 7/7/2024   
11:00Lidhja e prizrenitvsPriping
11:00Paysera DardaniavsPrishtina
11:00Ahmet HoxhavsLiria
11:00Gani MalokuvsShkolla Prizreni
SUPER LIGA – MESHKUJT 2024
KlubiLFHPikëMINUS
1Lidhja e prizrenit66024:612
2Prishtina75223:1612
3Priping64220:1110
4Liria64218:1010
5Dardania73418:1810
6Shkolla Prizreni62410:178
7Gani Maloku6159:217
8Ahmet Hoxha6061:2461

Te Superliga e femrave, kryesuesja Drita, takohet me Ahmet Hoxhën e vendit të dytë, e Ahmet Hoxha MK ndeshet me Vushtrrinë pa shumë ambicie. Prishtina pret fitore në duelin me Shpresën e Turiqefcit, kurse Juniku ka rastin e mirë që ta regjistrojë edhe fitoren e dytë dhe të shkëputet nga pozita e parafundit. /Kosova.info/

Superliga e Kosovës 2024 – Femrat
Xhiro 7 7/7/2024   
13:30Drita FvsAhmet Hoxha F
13:30Ahmet Hoxha MKvsVushtrria F
13:30Prishtina FvsShpresa
13:30JunikuvsIstogu
SUPER LIGA – FEMRAT 2024
KlubiLFHPikë
1Drita F66024:112
2Ahmet Hoxha F65122:511
3Prishtina F65120:811
4Vushtrria F63312:139
5Ahmet Hoxha MK63312:149
6Juniku6159:217
7Shpresa6157:217
8Istogu6061:246
Go to TOP