Koeman pas kualifikimit të Holandës: Luajtëm shumë mirë

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, është shprehur i lumtur me fitoren ndaj Austrisë dhe kualifikimin e skuadrës së tij në çerekfinalet e Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tulipanët’ mbrëmë mundën Rumaninë (3-0), duke kaluar në rundin tjetër të EURO 2024.

Strategu holandez pas ndeshjes tha se të besuarit e tij, luajtën shumë mirë kundër Rumanisë.

Ai mendon se Holanda me mëritë është në çerekfinalet e këtij Evropiani, i cili tashmë ka hyrë në fazën më të zjarrtë.

“Luajtëm shumë mirë gjatë gjithë ndeshjes, ndoshta në dhjetë minutat e para na duhej të çlironim pak tensionin. Ne luajtëm mirë në hapësirat që u krijuan në të djathtë dhe krijuam disa rreziqe e mbrojtëm shumë mirë ajo që duhej të kishim kujdes, ishte rreziku që Rumania të krijonte nga një goditje e lirë”, ka thënë Koeman.

Holanda në sfidën e radhës do të ndeshet me Turqinë, e cila eliminoi Austrinë.

Go to TOP