Rangnick i zhgënjyer me eliminimin: Nuk e patëm fatin e duhur
Austria u mund mbrëmë nga Turqia (1-2), duke i dhënë fund aventurës në EURO 2024.
Trajneri i Austrisë, Ralf Rangnick, është shprehur i zhgënjyer me eliminimin nga ‘Gjermani 2024’.
Ai mendon se të besuarit e tij, nuk e kishin fatin e duhur në duel me Turqinë.
“Nuk patëm fatin e duhur. Mendoj se nëse ndeshja do të shkonte në shtesë do të kishim fituar kohë për të shënuar golin e barazimit, por është e vështirë kur ke Gordon Banks në portën e kundërshtarit”, ka thënë Rangnick.
“Ne nuk i shfrytëzuam mjaftueshëm mundësitë tona dhe nuk u mbrojtëm mirë. Katër ndeshjet që luajtëm ishin shumë argëtuese, duke përfshirë edhe atë të sotmen. Ne duhet të sjellim me vete këtë përvojë në Ligën e Kombeve dhe më pas në kualifikueset për Kupën e Botës”, ka pohuar ai.