Legjendari i bendit Queen dhe astronauti që shkeli në Hënë urojnë Kosovën për Observatorin

Astronauti që ka shkelur në Hënë, Charlie Duke, e ka uruar hapjen e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës.

Por një emër tjetër i madh, në fakt tejet i madh në fushën e muzikës, kitaristi i bendit Queen, Brian May, i cili është njëherësh edhe astrofizikan, po ashtu e ka dërguar një urim.

“Zemrat tona u ndriçuan me një surprizë të pabesueshme. Astronauti legjendar i Apollo 16, Charlie Duke, një nga të paktët njerëz që kanë shkelur në Hënë, na nderoi me një video mesazh të veçantë për hapjen madhështore të Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Hyseni në Facebook.

“Ky moment historik shënon një hap të madh për vendin tonë, duke na sjellë më afër botës së astronomisë dhe zbulimeve të reja”.

“Falënderimet tona më të përzemërta shkojnë për astronautin Charlie Duke, Dario Kubler, Rodrigo Araya, dhe për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e kësaj arritjeje të jashtëzakonshme”.

Go to TOP