Kryetari i Zubin Potokut: Nuk do të dalë për të votuar, nuk besoj që votimi do të kalojë

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, thotë se nuk do të dalë për të votuar, sepse nuk do që të krijojë huti.

“Është hera e parë që nuk do të dalë për të votuar, sepse nuk dua të krijoj huti të thuhet se a ka votuar pro apo kundër kryetari, kundër kryetarit”, tha ai

“Procesi po vazhdon, unë i bindem secilës normë ligjore që rrjedhin nga udhëzimet administrative nga aktet ligjore të Republikës së Kosovës. Çfarëdo rezultati për mua është i pranueshëm”, shtoi Zeqiri.

Kryetari i Zubin Potokut, në një intervistë për Klan Kosovën tutje tha se që nga fillimi i mandatit ka pritur që atë ta dërgojë deri në fund.

Zeqiri, theksoi se nuk beson që votimi i sotshëm do të kalojë, e që kjo do ta shkarkonte atë.

Sot po votohet për ose kundër shkarkimit të katër kryetarëve të komunës së Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Go to TOP