Kryetari i Vushtrisë thërret mbledhje urgjente të Këshillit për Siguri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dy ditët e fundit kanë sjellë ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë të mjaftueshme për të shprehur dhimbjen dhe shqetësimin për humbjen e jetëve të qytetarëve. Ai tha se kanë thirrur mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

“Ky ka qenë një moment shumë i vështirë për të gjithë ne dhe për komunitetin tonë. Për këtë arsye, direkt kam thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka thënë Idrizi.

Ai  u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe qytetarëve të Vushtrrisë.

“Organet e sigurisë po i trajtojnë këto dy raste dhe ne presim që drejtësia ta thotë fjalën e fundit”, ka thënë tutje Idrizi. /Kosova.info/


Go to TOP