Kryeredaktori i Reporterit Mentor Gjergjaj i reagon Sadri Ramabajës

Gazetari Mentor Gjergjaj ka reaguar ndaj deklaratës së analistit Sadri Ramabaja se intervista e me ndihmëssekretarin amerikan i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar kishte elemente së mazohizmit.

Gjergjaj tha se Ramabaja e ka parë intervistën e tij me Escobarin si “mazohizte”, për shkak që siç tha ai, Ramabaja është një i akuzuar pë terrorizëm që ndjen kënaqësi kur shkakton dhimbje.

“Një i akuzuar për terrorizëm, sonte në Pressing, paska treguar se ka parë “mazohizëm” në intervistën time dhe të Gazetës Online Reporteri.net me Gabriel Escobarin.  Mbase, e ka parë e lexuar me këndvështrimin e veprimtarisë e veseve të tij prej sadisti. Një terrorist ndjen kënaqësi kur shkakton dhimbje”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Go to TOP