Kryeqyteti me shumë aktivitete për 25 vjetorin e çlirimit

Në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të Prishtinës, Drejtoria e Kulturës në kryeqytet ka paraparë aktivitete të ndryshme.

Detaje nga organizimi dhe aktivitetet komunale dha për RTK-në, Sibel Halimi, drejtoreshë e Kulturës në Komunën e Prishtinës. “Aktivitetet do të fillojnë nga 1 qershori, prej ditës ndërkombëtare të fëmijëve, ku do të jetë një koncert, ku të gjithë fëmijët e Prishtinës, do ta mbushin sheshin. Pastaj është 3 qershori, galla koncerti që është ‘Kënga jonë për ty Prishtinë’, ku do të përfshijë një kast interesante artistësh, që do të i këndojnë Prishtinës”, tha ajo.

Go to TOP